Ndërron jetë senatori demokrat amerikan, Harry Reid

Amerika

Ndërron jetë senatori demokrat amerikan, Harry Reid

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:10
Harry Reid

Harry Reid, i cili i kishte udhëhequr demokratët amerikanë për 12 vjet në Senat gjatë një periudhe të vështirë, vdiq të mërkurën në moshën 82-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Landra Reid, tha se ai vdiq paqësisht e i rrethuar nga miqtë, pas një beteje 4-vjeçare me kancerin në pankreas, shkruan The Guardian.

Për vdekjen e tij pati shumë reagime, përfshirë atë të Presidentit Joe Biden. “Amerikan i madh, ai i shikonte sfidat dhe besonte se ishte brenda kapacitetit të tij që të bëjë mirë, ta bëjë të drejtën. Zoti e bekoftë Harry Reid-in, mik i dashur e gjigant i historisë sonë”, shkroi mes tjerash presidenti amerikan.

Udhëheqësi i shumicës në senat, demokrati Chuck Schumer, tha se senatori Reid ishte “një nga njerëzit më mahnitës që ka takuar ndonjëherë”.

Reid la pas vetes bashkëshorten, pesë fëmijë dhe 19 nipa e mbesa. Në maj të vitit 2018, ai kishte njoftuar se është diagnostikuar me kancer të pankreasit dhe se ishte duke iu nënshtruar trajtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat