Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kreu një studim i cili përcaktoi se simptomat e infeksionit omikron me variantin e virusit korona shfaqen pas tri ditësh.
Me rritjen e transmetueshmërisë dhe simptomave potencialisht më të buta, varianti omicron ka një periudhë më të shkurtër inkubimi në krahasim me variantet e delta dhe të tjera të virusit korona, raporton BaptistHealth.
Simptomat e varianteve të tjera të koronavirusit shfaqen mesatarisht pesë ditë pas infektimit.
Studimi është publikuar në raportin javor të CDC mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.
Studimi përfshinte gjashtë persona nga e njëjta familje që dyshohej se ishin të infektuar, nga të cilët vetëm një person ishte plotësisht i vaksinuar.
Pas sekuencës gjenomike të mostrave, u zbulua se të gjithë ishin të infektuar me variantin omicron.
CDC më pas vërtetoi se simptomat u shfaqën pas tri ditësh.
Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik analizoi gjithashtu simptomat e 111 personave që morën pjesë në një festë Krishtlindjesh.
Shumica ishin plotësisht të vaksinuar dhe 73 për qind ishin pozitive për omicron.
Askush nuk u sëmur rëndë dhe simptomat u shfaqën brenda tri ditësh.