Sekretari amerikan i Mbrojtjes rezulton pozitiv në testin e COVID-19
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se ka simptoma të lehta – duke pranuar se është futur në izolim në shtëpinë e tij.
Në kumtesën e mbrëmshme, Austin ka theksuar se planifikon të marrë pjesë në takimet e rëndësishme përmes video-linkut.Austin tha se atë do ta përfaqësojë zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Kathlyn Hicks.
Sekretari amerikan theksoi se për herë të fundit kur ishte takuar me presidentin amerikan Joe Biden ishte 21 dhjetori, që i bie një javë para se të fillonte të ndjente simptomat e COVID-19, dhe se të nesërmen pas takimit me të kishte bërë testin ku kishte rezultuar negativ.
68-vjeçari është i vaksinuar plotësisht dhe ka marrë në tetor dozën përforcuese. Madje pranoi se dje kishte kërkuar të testohet pasi kishte simptoma derisa ishte në pushim në shtëpinë e tij.