Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë guri u shkëput nga një shkëmb dhe u përplas me varkat pranë një ujëvare në Brazil.
Tre persona rezultojnë të zhdukur dhe nëntë u plagosën rëndë në aksidentin e frikshëm që ndodhi mes qyteteve Sao Jose da Barra dhe Capitolio.
Pamjet e shpërndara në internet treguan një grumbullim varkash të vogla që lëviznin pranë faqes shkëmbore të liqenit Furnas, kur u shfaq një çarje dhe një pjesë e madhe u rrëzua mbi të paktën dy prej anijeve.
Muri mund të jetë shkëputur pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në zonë, kanë sugjeruar zyrtarët, raporton Sky News.
Departamenti lokal i zjarrfikësve ka vendosur zhytës dhe helikopterë për të ndihmuar në gjetjen e personave të zhdukur.
I krijuar në vitin 1958 për instalimin e një hidrocentrali, liqeni është një tërheqje e njohur turistike në zonë.