Një e mbijetuar e ngjarjes së rëndë në Brazil ku një pjesë e madhe shkëmbore u shëmb papritur duke zënë poshtë disa turistë, ka folur për mediat.
Andréia Mendonça kujtoi sesi pushuesit po bënin fotografi në ujëvarat në pikën turistike kur një pjesë e kanionit u shemb, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe duke plagosur rëndë nëntë të tjerë.
Ajo tregonte se i kishte thënë shoferit të varkës së tyre se kishte dëgjuar e parë disa gurë që binin, por ai i kishte thënë: “S’ka problem, mos u bëj merak se nuk është asgjë”.
Shembja ndodhi pranë një ujëvare piktoreske në një kanion që ndodhet pranë fshatit turistik të njohur Capitolio, në juglindje të Brazilit, të shtunën.
Ekipet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë në liqen të dielën, duke e rritur numrin e të vdekurve në 10 në katastrofën që plagosi më shumë se 32 turistë.
Mendonça, e cila shikonte e tmerruar nga skafi i saj tha: “U ndalëm, bëmë foto dhe ishte koha që të gjithë të zinin vendet për t’u kthyer”.
“Kam parë në shkëmb dhe disa guralecë që po binin. Madje i thashë dhe pronarit të varkës dhe ai tha se nuk ishte asgjë, por vetëm disa guralecë.'