Plaçkitësi i maskuar futet në një lokal në New York, qëllon për vdekje një punonjëse – policia publikon pamjet

Amerika

Plaçkitësi i maskuar futet në një lokal në New York, qëllon për vdekje një punonjëse – policia publikon pamjet

Më: 11 janar 2022 Në ora: 06:44
Plaçkitësi duke ia drejtuar revolen punonjësve

Një vrasje që ka ndodhur brenda një lokali ku shërbehet ushqimi i shpejtë në Manhattan të New Yorkut, është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Gjithçka ndodhi kur një person i maskuar dhe me revole në dorë ia drejtoi armën punonjësve në lindje të Harlemit, ku si pasojë pas një fjalosje shkrepi revolen e cila goditi për vdekje arkëtaren 19-vjeçe.

Pamjet janë publikuar nga policia, ku shihet plaçkitësi duke ia drejtuar vazhdimisht revolen punonjësve, ku epilogu i kësaj ngjarje rezultoi me vrasjen e një punonjëse dhe 100 dollarë të vjedhura.

Viktima ishte goditur me plumb në gjoks, e pavarësisht që ishte dërguar me urgjencë në spital – atje u shpall e vdekur.

Sipas policisë, plaçkitësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe po kërkon nga qytetarët t’i kontaktojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të çonte në kapjen e tij.

Madje ka ofruar një shpërblim prej 3.500 dollarëve, për çfarëdo informacioni që ndihmon policinë për ta vënë prapa grilave vrasësin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat