​Hebreu i parë në një post të lartë në SHBA

Amerika

​Hebreu i parë në një post të lartë në SHBA

Më: 11 janar 2022 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Francis Salvador më 11 janar 1775, u zgjodh anëtar i Kongresit provincial të Karolinës Jugore, duke u bërë i pari hebre i zgjedhur në një post të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Salvador, një pronar plantacionesh, u zgjodh në këtë post megjithëse Kushtetuta e shtetit të Karolinës Jugore u sanksiononte të drejtën e votës vetëm të krishterëve.

Më pas, ai u bë hebreu i parë që u vra gjatë Revolucionit Amerikan. Ai po drejtonte një njësi të forcave policore të këtij shteti, kur u sulmua nga forcat monarkiste britanike dhe nga indianët e Amerikës.

Salvador u plagos rëndë në fazën e parë të luftimeve dhe vdiq disa ditë më vonë. Familja e tij rridhte nga hebrenj, të cilët ishin larguar nga Spanja në periudhën e Inkuizicionit.

Miku i tij Henry Laurens raportoi se vdekja e Salvadorit (29) ishte "pendesë universale", ndërsa William Henry Drayton, më vonë kryegjykatës i Karolinës Jugore, vuri në dukje se Salvador kishte "sakrifikuar jetën e tij në shërbim të vendit të tij të adoptuar". 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat