Më 13 janar 1966, presidenti i SHBA-së Lyndon Johnson emëroi afro-amerikanin e parë në kabinet.
Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johnson e përshkroi ekonomistin e Universitetit të Harvardit si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish-skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.
Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga Universiteti i Harvard, ku ligjëroi deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.
Përpara emërimit të tij si zyrtar i kabinetit, Weaver kishte shërbyer në administratën e presidentit John F. Kennedy. Përveç kësaj, ai kishte shërbyer në qeverinë e shtetit të Nju Jorkut dhe në poste të nivelit të lartë në qytetin e Nju Jorkut.
Gjatë administratës së Franklin D. Roosevelt, ai ishte një nga 45 afrikano-amerikanët e shquar të emëruar në poste dhe ndihmoi në formimin e kabinetit të afro-amerikanëve, një grup joformal i këshilltarëve afrikano-amerikanë për politikat publike.