​SHBA po studion sindromën e Havanës pas sëmurjes së diplomatëve në Paris e Gjenevë

Amerika

​SHBA po studion sindromën e Havanës pas sëmurjes së diplomatëve në Paris e Gjenevë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:41
Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë se çfarë është Sindroma e Havanës ose kush është përgjegjës për sëmundjen, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të enjten pasi diplomatët amerikanë në Paris dhe Gjenevë u sëmurën.

Blinken tha se e gjithë qeveria federale po punon për të sqaruar se çfarë po e shkakton sëmundjen, e cila ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre jashtë vendit.

“Deri më sot, ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nuk e dimë saktësisht se kush është përgjegjës”, tha Blinken në një intervistë për MSNBC.

Wall Street Journal raportoi sot se zyrtarët në misionet diplomatike të SHBA-së në Paris dhe Gjenevë janë sëmurë, ku SHBA dhe Rusia zhvilluan bisedime për sigurinë të hënën mbi situatën në lidhje me Ukrainën pranë kufijve të së cilës Rusia ka vendosur forca të mëdha ushtarake.

Blinken tha se SHBA ua kishte përmendur çështjen e sëmundjes rusëve, por ende nuk mund të thoshte se kush ishte përgjegjës.

Sëmundja misterioze shkakton simptoma të tilla si migrenë, të përziera, humbje të kujtesës dhe marramendje. Ajo u pa për herë të parë nga zyrtarët amerikanë në Havana në vitin 2016.

Blinken tha se u takua me stafin e Departamentit të Shtetit nga e gjithë bota, të cilët i përshkruan sëmundjen dhe se si ajo ndikoi në jetën e tyre.

“Nuk kam dyshim se këta njerëz janë prekur drejtpërdrejt dhe rëndë. Ne po punojmë maksimalisht në të gjithë qeverinë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe të kujdesemi për ata që janë prekur dhe të mbrojmë të gjithë njerëzit tanë sa të mundemi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat