Një tragjedi ka ndodhur në Kaliforni.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se tre fëmijë janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti. Mësohet se së bashku me ta është gjetur e plagosur dhe nëna e tyre
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë bërë denoncimin në polici, pasi fëmijët dhe gruan nuk i kishin parë prej ditësh.
Fëmijët ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar mbi mënyrën e vrasjeve.
Gruaja dukej se kishte plagë të vetë-shkaktuara, thanë autoritetet, dhe është dërguar në spital për trajtim.