FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit janë duke asistuar për një “situatë me pengje” në sinagogën Congregation Beth Israel në Colleyville, Teksas, sipas Dara Nelson nga Policia e Colleyville.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit i njohur me hetimin tha për CNN se besohet të jenë të paktën katër pengje.
Nuk ka të lënduar për momentin, tha Nelson, duke shtuar se policia ka evakuuar zonën.
“Negociatorët e FBI-s janë ata që kanë kontakt me personin në ndërtesë”, ka deklaruar Neslon, duke shtuar se nuk ka për momentin kërcënim për publikun e gjerë.
Policia iu kërkon qytetarëve që të shmangin zonën. Colleyville ndodhet rreth 15 milje në verilindje të Fort Worth.