(E plotësuar) - Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë oficerë policie, në një shpërthim dhe zjarr që shembi një ndërtesë në New York City të martën, njoftoi tha departamenti i zjarrfikësve.
Incidenti ndodhi në lagjen Bronx, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve. Mediat thanë se një shpërthim gazi u bë shkak për zjarrin që çoi më pas në shembjen e ndërtesës.
Një video e postuar në faqen e internetit të New York Post tregonte flakë dhe shtëllunga tymi të zi jashtë një ndërtese ndërsa oficerët e policisë u kërkonin njerëzve të largoheshin nga vendngjarja.
Në fillim të këtij muaji, 17 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një godinë Bronks
***
Një person ka humbur jetën sot, ndërsa nëntë janë lënduar nga shpërthimi i gazit, i cili shkaktoi zjarr dhe shembje të pjesshme të një ndërtese në Nju Jork.
Sipas zjarrfikësve, në mesin e të plagosurve janë pesë policë.
Një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës tha se incidenti ndodhi në një rrugë në Bronx, sipas Reuters.
Policia tha se gruaja 77-vjeçare u shpall e vdekur në vend, përcjell NBC News.
Pamjet e publikuara tregojnë një re tymi që ngrihet mbi ndërtesë.