Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau deklaroi sot se vendi i tij po punon me partnerët ndërkombëtarë për t'i bërë të qartë Rusisë se të gjitha lëvizjet e saj të mëtejshme kundër Ukrainës janë absolutisht të papranueshme.
“Ne po punojmë me partnerët dhe kolegët tanë ndërkombëtarë për ta bërë të qartë se agresioni rus dhe inkursionet e mëtejshme në Ukrainë janë absolutisht të papranueshme”, tha Trudeau.
Komentet i bëri në një konferencë shtypi, përcjell Reuters.
Ministrja e Jashtme Melanie Jolie tha të martën se Otava zyrtare do të merr një vendim në të ardhmen e parashikueshme për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake.