Karnavali me famë botërore i Rios i cili mbahet në Brazil javën e fundit të shkurtit është shtyrë për në muajin prill për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.
Në një deklaratë pas një takimi mes kryetarit të bashkisë së Rios, Eduardo Paes dhe homologut të tij në Sao Paulo, Ricardo Nunes u theksua se paradat e karnavalit që ishin planifikuar të mbaheshin në javën e fundit të shkurtit janë shtyrë për në 21 prill.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.
Karnavali i cili ka ngjyrosur rrugët e Rios çdo vit që nga viti 1929, zhvillohej çdo vit përpara agjërimit (Kreshmës) së pashkëve të të Krishterëve katolikë.