Një i vrarë dhe dy të plagosur në një kishë në Kolorado

Amerika

Një i vrarë dhe dy të plagosur në një kishë në Kolorado

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Një grua u vra dhe dy burra u plagosën nga të shtënat në një kishë të premten mbrëma në Aurora, Kolorado.

Të shtënat ndodhën në kishën Iglesia Faro De Luz rreth orës 20:00, sipas kohës lokale.

Shumë njerëz ishin brenda kishës në atë kohë, tha një zëdhënës i policisë, raporton cnn.

Dy burra të rritur janë dërguar në spital shkaku i plagosjes me armë zjarri dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Një grua ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I dyshuari u largua para se të arrinin oficerët dhe policia po punon për identifikimin e autorit.

Ka “një lloj marrëdhënieje” midis të dyshuarit dhe njërës prej viktimave, tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se nuk po zbulojnë detaje shtesë për momentin. “Nuk ishte thjesht një të shtëna rastësore brenda kësaj kishe”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat