Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjes së një anije peshkimi spanjolle në brigjet lindore të Kanadasë.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, brenda anijes ndodheshin 22 persona.
Tre prej tyre u shpëtuan, 4 të tjerë për fat të keq u nxorën të vdekur, ndërsa të tjerët raportohen të zhdukur.
Një tjetër varkë dhe helikopter i Autoritetit Kanadez po patrullojnë zonën 180 milje larg ishullit të Neëfoundland në Kanadanë lindore, me një kërkim për të zhdukurit.