Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti në West Virginia

Amerika

Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti në West Virginia

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:36
Çifti Toebbes

Bashkëshortja e një inxhinieri të marinës amerikane u shpall fajtore nga një gjykatë në West Virginia pasi së bashku me burrin e saj, tentoi të shiste sekrete të nëndetëseve bërthamore tek një vend i huaj.

46-vjeçarja Diana Toebbe shërbeu si vëzhguese ndërsa bashkëshorti i saj fshehu një kartë të dhënash brenda një sanduiçi me gjalpë kikiriku në një zonë të veçuar.

Ish-mësuesja mund të marrë një dënim deri në 3 vjet burg pas marrëveshjes së pranimit të fajësisë me prokurorët federalë. Ndërsa, bashkëshorti i saj Jonathan Toebbe i cili u shpall fajtor javën e kaluar, mund të dënohet deri në 17 vjet.

Çifti Toebbes u deklaruan fajtorë në gjykatën federale në Martinsburg në West Virxhinia për komplot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat