Blinken jep detaje: Bankat ruse të sanksionuara kanë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive

Amerika

Blinken jep detaje: Bankat ruse të sanksionuara kanë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 00:34
Antony Blinken

Sekretari amerikan, Antony Blinken, deklaroi se dy bankat ruse të shënjestruara nga sanksionet amerikane të martën, VEB dhe PSB, mbajnë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive.

“Këto masa do të ngrijnë asetet e tyre në Shtetet e Bashkuara, do t’i ndalojnë individët ose bizneset amerikane të bëjnë ndonjë transaksion me ta.

Ato do t’i mbyllin ata nga sistemi financiar global dhe do të ndalojnë aksesin në dollarin amerikan”, tha Blinken, shkruan Aljazeera.

Sot edhe BE vendosi sanksione ndaj Putinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat