Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se lufta e nisur në Ukrainë është një rrezik për Evropën dhe për të gjithë botën.
Ai, në një konferencë për media ka theksuar, se ukrainasit e kanë dëshmuar se nuk dëshirojnë luftë dhe se janë duke vazhduar ta mbrojnë vendin e tyre.
“Putin është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat”, ka thënë Biden.
Biden ka thënë se me nisjen e luftës u kuptua që Putin pati qëllime për të prishur qetësinë në botë dhe jo për atë që thonte se janë shkelur të drejtat e njerëzve në dy rajonet e Ukrainës lindore.