Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, sapo ka njoftuar se do t’i bashkohet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Duke folur në një konferencë shtypi në Parlamentin Hill të Otavës, ai tha se “pasuria personale e Putinit është në rrezik të konsiderueshëm për shkak të gabimit të tij të tmerrshëm”, shkruan BBC.
“Ne do të vendosim sanksione ndaj presidentit Putin dhe kolegëve të tij, arkitektë të kësaj lufte barbare”, tha ai.
Ai shtoi se sanksione do të vendosen edhe ndaj liderëve të Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së tyre.