Ish-diplomati amerikan, Edward Joseph, në një reagim në Twitter ka reaguar ndaj vendit të tij, SHBA-së.
Ai ka thënë se pushtimi i Ukrainës ka tronditur botën, por qëndrimi i SHBA-së ndaj Serbisë mbetet i njëjtë – kalim i lehtë për mos mbajtjen e obligimeve të saj ndaj BE-së dhe Ukrainës.
“Ambasada e SHBA-së në Serbi e lavdëron ‘mbështetjen e Vuçiqit për integritetin territorial të Ukrainës’, kur kjo në fakt është një qëndrim për interesat e Beogradit, pasi që ngre paralele të rreme me Kosovën. Kina po ashtu përdor argumentin e “integritetit territorial”, por SHBA, me të drejtë, nuk e lavdëron Bejingun”, ka shkruar ai.
Josep i ka bërë një analizë të mëtejshme këtyre qëndrimeve duke thënë se Serbia nuk i ka vendosur sanksionet Rusisë dhe nuk është treguar aleate e qartë në këto momente jetike për botën.
#Ukraineinvasion has shaken the world, but #US posture towards #Serbia remains the same: free pass to #Belgrade to skirt obligations to #EU & to #Ukraine. 🧵 https://t.co/6b9aM9zTM7
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) February 25, 2022