Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e ka duartrokitur vendimin e Organizatës Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim për përjashtimin e Rusisë, rishikimin e të gjitha bashkëpunimeve dhe mbylljen e zyrës në Moskë.
OECD ka marrë vendim që t’i japë fund pranimit të Rusisë në këtë organizatë dhe të rishikojë bashkëpunimin e gjithashtu të ndërmarrë hapat për mbylljen e zyrës në Moskë.
Kjo sipas Blinken është një hap shumë i mirë ndaj Rusisë që me pushtimin ndaj Ukrainës ka shkelur vlerat e përbashkëta të OECD.
“Ne jemi të bashkuar në denimin e veprimeve të Rusisë”, ka thënë Blinken.