Shtëpia e Bardhë: Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:07
Shtëpia e Bardhë

Në asnjë moment Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, si përgjigje ndaj presidentit Putin që i vendosi forcat bërthamore të Rusisë në “gatishmëri speciale”.

Putin fajësoi liderët e NATO-s se lejuan të bëhen “deklarata agresive” kundër Rusisë. Por Psaki tha se ishte një përgjigje e njohur nga presidenti rus.

“Ne e kemi parë atë të bëjë këtë herë pas here. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, nuk ka qenë Rusia nën kërcënim nga Ukraina”, tha ajo për ABC News.

“E gjithë kjo është një model i presidentit Putin dhe ne do t’i rezistojmë. Ne kemi aftësinë të mbrohemi, por gjithashtu duhet të thërrasim atë që po shohim këtu nga presidenti Putin”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat