Ndihma e sigurisë amerikane për Ukrainën ka vazhduar të arrijë, përfshirë ditën e fundit, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes të hënën.
Pa detajuar saktësisht se çfarë lloj ndihme po shkon, zyrtari tha se ajo përfshin aftësitë mbrojtëse tokësore dhe ajrore.
Gjatë fundjavës, i njëjti zyrtar tha se autokolonat dhe rrugët tokësore janë opsione që SHBA ka vlerësuar për dërgimin e ndihmës në dritën e hapësirës ajrore të kontestuar mbi Ukrainë.
Në periudhën para pushtimit, SHBA kishte dërguar raketa antiblinduar Javelin dhe miratoi transferimin e raketave antiajrore Stringer nga aleatët e NATO-s në Ukrainë.
SHBA nuk ka parë asnjë përpjekje nga forcat ruse për të "ndaluar" ndihmën e sigurisë që SHBA po dërgon në Ukrainë, sipas zyrtarit të lartë të mbrojtjes, pavarësisht përpjekjeve ruse për të kapur aeroportet përreth Kievit, transmeton CNN.