Shtetasit ukrainas që aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen të qëndrojnë në këte vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi për këtë masë të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë 'Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme' për ukrainasit.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zakonisht përcakton kombësitë që hynë në këtë kategori për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose "kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme" që mund të jenë arsye kryesore që pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.
Siç raporton CNN, rreth 30 mijë ukrainas që aktualisht janë me viza në SHBA do të përfitojnë nga ky vendim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Shtetas nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur përmes kësaj kategorie.
Në mesin e tyre përfshihen Birmania, Haiti, Siria dhe Jemeni.