Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar edhe një herë amerikanëve që të mos udhëtojnë në Rusi të shtunën.
Duke përmendur “sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë” dhe “potencialin për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse”, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Alarmi vjen pasi departamenti u tha amerikanëve në Rusi në fillim të kësaj jave në një alarm të ngjashëm për të konsideruar largimin "menjëherë" nga vendi.
Ndërsa ka ende fluturime komerciale që largohen nga vendi. Alarmi i sigurisë të hënën përsëriti ato paralajmërime./BOTASOT