Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare nën Donald Trump, John Bolton ka zbuluar sipas tij, planet e ish-presidentit amerikan Trump dhe kreut të shtetit rus, Vladimir Putin. Bolton shpjegon se Vladimir Putin po priste që Trump të fitonte një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe të tërhiqte SHBA-të nga NATO për t’i hapur rrugë pushtimit të Ukrainës.
Pasi Trump-i të nxirrte Shtetet e Bashkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën në mënyrë që Uashingtoni të mos ndërhynte dot në luftë.
Sipas Boltonit, kjo gjë nuk ndodhi dhe Putini e pushtoi Ukrainën gjithsesi edhe pse priti më shumë se një vit, pasi mendonte se Trump do të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, raporton “The Guardian.”
“Vladimir Putin po priste që Donald Trump të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe të tërhiqte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NATO në mënyrë që Rusia të pushtonte Ukrainën.
Kjo nuk ndodhi, kështu që ai e pushtoi gjithsesi edhe pse priti më shumë se një vit duke menduar se Trump do të përmbyste edhe rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Duket e çuditshme. Por ia vlen të përmendet kalimthi…”, është shprehur John Bolton.
John Bolton says that he, Pompeo and Esper were “appalled” at how Trump treated Ukraine, that he believes that Trump was going to pull the US out of NATO in his 2nd term, and that is what Putin was waiting for before moving forward with plans to invade Ukraine. pic.twitter.com/nlw1H0yJkW
— Ron Filipkowski (@RonFilipkowski) March 5, 2022