​Sekretari i Mbrojtjes telefonoi ministrat evropianë të mbrojtjes, flasin për luftën në Ukrainë

Amerika

​Sekretari i Mbrojtjes telefonoi ministrat evropianë të mbrojtjes, flasin për luftën në Ukrainë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:11
Lloyd Austin

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin foli me ministrat e Mbrojtjes të Sllovakisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës lidhur me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Kështu u tha gazetarëve të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Thirrjet ishin “të gjitha të përqendruara rreth luftës në Ukrainë dhe asaj që Shtetet e Bashkuara po bëjnë për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën”, tha zyrtari.

“Ai (Austin) falënderoi secilin prej këtyre liderëve ... për mbështetjen e vendit të tyre për Ukrainën dhe për masat e sigurimit dhe parandalimit që ata po marrin të gjithë për të ndihmuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s,” shtoi zyrtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat