SHBA/NEW YORK: Ndërkohë, që lufta në Ukrainë, sot hyri në ditën e 16 të saj, kur Putin urdhëroi sulmin e përgjithshëm ushtarak, simbas axhensive të lajmeve amerikane thuhet se qytetarët rusë në Moskë, dhe disa qytete të tjera po protestojnë kundër luftës në të gjithë vendin e tyre, edhe pse po arrestohen me mijëra.
"Ata po ndiejnë peshën e sanksioneve mbarëbotërore që i janë vendosur vendit të tyre. Ekonomia ruse është gjymtuar: inflacioni po rritet, tregu i tyre i aksioneve është rrëzuar, bankave po u mbarojnë paratë dhe qeveria ruse po përpiqet të pengojë njerëzit të largohen”, tha FoxNews.
Ekspertët besojnë se populli rus është çelësi për t'i dhënë fund luftës nëse mjaft prej tyre dalin kundër saj, por qeveria ruse po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta parandaluar këtë, theksoi NBC.
“Nuk ka mbetur asnjë kanal lirie në Rusi; është e gjitha propagandë", tha Olexander CNN.
Përveç kanaleve televizive dhe radiofonike, Facebook, Twitter dhe media të tjera sociale ku qytetarët rusë mund të mësonin se çfarë po ndodh në të vërtetë tani janë të bllokuara në vend.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të takohen të dy veçmas me liderët botërorë këtë fundjavë, ndërsa lufta vazhdon duke hyrë në javën e tretë dhe të pa fund.