Më herët gjatë kësaj jave, Rusia bëri një pretendim të pambështetur se armë bërthamore po zhvillohen në laboratorë në Ukrainë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga Ukraina dhe SHBA-ja, që kanë argumentuar se Rusia po tenton që të justifikojë përdorimin e mundshëm të armëve kimike për të sulmuar qytetet në Ukrainë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së paralajmëroi të dielën Rusinë se do të paguante “çmim të lartë” nëse kryen ndonjë sulm me armë kimike.
Jake Sullivan tha se SHBA-ja dhe aleatët po konsultohen lidhur me rritjen e kërcënimit. Ai shtoi se çdo sulm ndaj një shteti të NATO-s do të nxiste përgjigje të plotë të aleancës./REL