Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

Amerika

Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:53
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’iu bashkohet liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në Bruksel javën e ardhshme, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Takimi i liderëve të bllokut evropian dhe NATO-s do të ketë në fokus pushtimin rus në Ukrainë, dhe aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti amerikan pritet të takohet me zyrtarët evropianë më 24 mars, ndonëse detajet tjera nuk dihen ende.

Lexo edhe: LIVE: Vazhdon tmerri në Ukrainë, Zelensky befason me deklaratën për anëtarësimin në NATO

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat