Blinken: Ngushëllime për gazetarët e vrarë të Fox News

Amerika

Blinken: Ngushëllime për gazetarët e vrarë të Fox News

Nga: M.H. Më: 16 mars 2022 Në ora: 06:51
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka postuar në Twitter për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç, një shtetas irlandez, dhe Oleksandra Kuvshinova, 24, një ukrainase.

Ata u vranë jashtë Kievit kur automjeti i tyre ra nën zjarr nga trupat ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për t'i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë," tha Anthony Blinken.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë."

Të dielën, një tjetër gazetar dhe veteran i zonës së luftës, Brent Renaud, vdiq kur trupat ruse e qëlluan atë në një pikë kontrolli në Irpin, pak jashtë Kievit./BOTASOT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat