SHBA e përcakton gjenocid shtypjen e dhunshme të popullsisë Rohinga në Mianmar

Amerika

SHBA e përcakton gjenocid shtypjen e dhunshme të popullsisë Rohinga në Mianmar

Më: 21 mars 2022 Në ora: 17:40
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e përcaktoi sot si gjenocid shtypjen e dhunshme të popullsisë myslimane Rohinga në Mianmar.

Deklarata e sotme synon të shtojë trysninë ndërkombëtare, si dhe të hedhë bazat për procese të ardhshme gjyqësore.

Autoritetet amerikane arritën në këtë përfundim pas konfirmimit të provave për krime masive ndaj civilëve nga junta ushtarake e Mianmarit në fushatën e saj sistematike kndër popullsisë etnike Rohinga, tha sot sekretari Blinken gjatë një fjalimi në Muzeun e Holokaustit këtu në Uashington.

Mbi 700 mijë myslimanë Rohinga janë detyruar të largohen për në Bangladesh, që nga viti 2017, kur junta ushtarake filloi operacionin për t’i dëbuar ata nga Mianmari.

Kjo është herta e tetë, që pas holokaustit nazist në Luftën e Dytë Botërore, që Shtetet e Bashkuara arrijnë në përfundimin e kryerjes së gjenocidit. Raste të tjera kanë të bëjnë me shtypjen e popullsisë myslimane ujgure nga Kina, si dhe me Bosnjen, Ruandën, Irakun dhe Darfurin./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat