Tërmeti me magnitudë 5.8 e dridh këtë vend

Amerika

Tërmeti me magnitudë 5.8 e dridh këtë vend

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:33
Ekuador

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi brigjet e Ekuadorit sot.

EMSC thekson se epiqendra ishte në një thellësi prej 40 kilometrash dhe 10 kilometra larg nga Esmeraldas me një popullsi prej 165,000 banorësh. 

Dëshmitarët thonë se lëkundja zgjati midis 15 dhe 30 sekonda dhe se mobiljet e tyre dridheshin. Disa shkruajnë se ndërtesa e tyre po lëkundet. 

 

Videot dhe fotot në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa pjesërisht të rrënuara dhe dëmtime në spital pas tërmetit.

Një video tregon ndërtesat dhe një veturë që dridhen, dhe qentë që vrapojnë në rrugë në panik.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat