Biden: Sot, Rusisë ia bëmë të qartë një gjë

Amerika

Biden: Sot, Rusisë ia bëmë të qartë një gjë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 23:23
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden, ka reaguar pas pezullimit të Federatës Ruse na Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Biden, në një reagim në Facebook, ka thënë se pas mizorive të kryera në Ukrainë, ajo më s’ka vend në këtë këshill.

“Pas mizorive të shkaktuara në Ukrainë, Rusia nuk ka më vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB”, ka shkruar shkurt Biden.

“Sot, e bëmë të qartë këtë gjë”, ka shtuar Presidenti amerikan.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi sot për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat