Automjeti që po kërkonte policia u gjet në kryqëzimin West 3rd Street dhe Kings Highway, Brooklyn. Ka qenë aty që mbrëmë. Një banor i zonës kishte njoftuar policinë pasi kishte bllokuar një rrugëdalje private.
Autori krimit ende nuk dihet se ku është.
Sipas “The New York Times” mendohet se kamerat e sigurisë së stacionit të metrosë ku ndodhi krimi nuk kanë funksionuar, duke vonuar e penguar veprimin e policisë.
Çanta që la pas i dyshuari për sulm
Një fotografi e siguruar nga burime të policisë , tregon një çantë që mesa duket është lënë prapa nga autori krimit gjatë largimit me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga fotografia duken bomba tymuese, fishekzjarrë zhurmëkrijuese dhe rreth 25 shufra fishekzjarri.
Sipas disa burimeve të tjera, i kërkuari ka lënë pas edhe një kartë krediti, prej të cilës është zbuluar lloji dhe targa e automjetit që po kërkohet nga policia.
Ai është përdorur në Philadelphia dhe ka targa nga Arizona.
Policia thotë se ka gjetur edhe një revole “Glock” të bllokuar, një sqepar, etj.

Sipas një njoftimi të fundit nga autoritetet policia ka bllokuar zonën afër kryqëzimit në West 3rd Street dhe Kings Highway, Brooklyn. Qytetarët duhet ta shmangin atë pikë.
5 vetë gjendje kritike
16 vetë janë plagosur dhe lënduar pas një sulmi të armatosur sot në mëngjez në metronë e New York-ut.
Sipas të dhënave zyrtare të policië, 10 vetë janë qëlluar me armë nga të cilët 5 gjenden në gjendje kritike.
Sulmuesi, i cili është ende në kërkim, filloi sulmin duke goditur disa njerëz në platformën e Stacionit të Rrugës së 36 në Brooklyn, në orën 8:24 të mëngjesit.
Ai kishte veshur një jelek si ata që mbajnë punëtorët e ndërtimit si dhe kishte vënë një maskë gazi.
Sulmuesi hodhi një bombë gazi në trenin N përpara se të hapte zjarr mes turmës së udhëtarëve shumica e të cilëve ishin duke shkuar në punë.
Stacioni i Rrugës 36 ka ndalesa për trenat D, N dhe R. Këta u ndërprenë në atë linjë, si dhe më vonë edhe treni B.
E gjithë zona që i përket lagjes Sunset Park u bllokua nga policia. Shkollat dhe kopshtet e fëmijëve u mbyllën.
Për momentin nuk po hetohet si akt terrorist, thanë autoritetet.
Një i ri shqiptar duket se i shpëtoi për qime plagosjes.
Në SHBA duke përditësuar lajmet shkruan se : “The New York Times” flet për një adoleshent me emrin “Fitim” të cilit plumbi i kishte bërë një vrimë në pantallona.

“Që nga emri mund të jetë edhe ndonjë shqiptar nga Brooklyni ku mendohet që jetojnë rreth 20 mijë shqiptar”.
Ajo thotë se mijëra shqiptarë banojnë në Brooklyn dhe marrin e linjat e metrove që kalojnë nëpër Stacionin e Rrugës së 36 për të shkuar në Manhattan.
Sipas, një oficer shqiptar në NYPD, thuhet se policia po kërkon për një minivan me targë: AL31408.
Komisionari i Policisë, Sewell, bën thirrje publike për të ndihmuar policinë, në e shihni këtë automjet “u-haul”, drejtuesi është mashkull afrikano-amerikan, mbase me jelek punëtori ndërtimi të gjelbër dhe një bluzë me kapuç gri.
Telefononi policinë në 1-800-577-8477.