Një person që ishte në kërkim lidhur me një sulm me armë zjarri në një tren metroje në Bruklin që shkaktoi plagosjen e 10 personave, u arrestua të mërkurën pasdite, tha një zyrtar i rendit për agjencinë Associated Press.
62 vjeçari Frank R. James, u arrestua në Manhatan, tha zyrtari. Nuk janë vënë ende në dispozicion detaje të mëtejshme.
Policia kishte njoftuar të martën pasdite se po përpiqej të gjente personin, i cili besohej se kishte marrë me qira një furgon që ndoshta kishte lidhje me kryerjen e sulmit. Të mërkurën në mëngjes, autoritetet e Nju Jorkut thanë se ai ishte i dyshuar për vetë sulmin.
Autoritetet po analizonin video në media sociale, në të cilat 62-vjeçari kritikonte Shtetet e Bashkuara duke e quajtur një vend racist dhe të mbushur me dhunë dhe shante kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams./VOA