Presidenti Joe Biden do të mbajë një telefonatë me aleatët amerikanë të martën për të diskutuar luftën, duke përfshirë planet për të izoluar më tej Rusinë, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti do të thërrasë një video-telefonatë të sigurt me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse si pjesë e koordinimit tonë të ngushtë”, thuhet në një deklaratë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Shtëpia e Bardhë tha më herët të hënën se nuk kishte "nuk kishte plane" që Biden të udhëtonte në Kiev.
Një zyrtar i rangut të lartë, si sekretari amerikan i shtetit, mund të dërgohet në vend të tij.