Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi sot se do të bisedonte me liderët e tjerë të G7-ës për sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
"Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë. Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që ne do të bëjmë ose nuk do të bëjmë," tha ai për media në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse, të mërkurën.
Propozime të tjera përfshijnë renditjen e individëve që kryen krime lufte në Bucha, Ukrainë, heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën; dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, njoftoi sot sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse pas fushatës së egër të dezinformimit të Vladimir Putin dhe punonjësve të tyre.