Katër persona kanë vdekur dhe rreth 900,000 shtëpi janë pa energji elektrike pasi stuhitë e forta goditën provincat lindore kanadeze të Ontarios dhe Quebec.
Sipas mediave të huaja, policia e Ontarios tha se tre persona vdiqën dhe disa të tjerë u lënduan për shkak të stuhisë së fortë.
Imazhet e postuara në mediat sociale nga e gjithë provinca treguan mbeturina të shpërndara dhe pemë të rrëzuara që dëmtuan shtëpitë dhe makinat.
Një burrë u vra kur një pemë ra në rimorkio ku po qëndronte të shtunën.
Ndërkohë, sipas Policisë Rajonale Peel, një grua rreth të 70-ave u vra pasi u godit nga një pemë në qytetin Brampton.
Trees being knocked down and cars being pushed over #ONstorm #ottnews @weathernetwork pic.twitter.com/zCP0ljHNhL
— Adam Safaoui (@adam_safaoui) May 21, 2022
Stuhia ishte mjaft e fortë që Environment Canada të lëshonte sinjalizime urgjente ndërhyrëse të transmetimit që shkonin në stacione televizive dhe radio dhe telefona celularë.
Kryetari i bashkisë së Otavës Jim Watson tha se stafi “po vlerësonte dëmet dhe kërcënimet në terren”.