Katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas.
Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë. Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.
Abbott tha se sulmuesi përdori një pistoletë dhe ndoshta një pushkë gjatë të shtënave, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar, përcjell Klankosova.tv
Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë.