Më shumë detaje janë shfaqur rreth asaj se si është zhvilluar sulmi i djeshëm në Texas.
Sulmuesi fillimisht qëlloi gjyshen e tij, përplasi një automjet pranë shkollës dhe më pas u barrikadua në klasë ndërsa qëlloi drejt studentëve dhe mësuesve, tha një zëdhënës i Departamentit për Sigurinë Publike të Teksasit.
Tutje tha që oficerët e policisë i thyen xhamat në përpjekje për të evakuuar nxënësit që kishin mbetur të ngujuar në shkollë.
“Oficerët e shkollës dhe forcat shtetërore ishin të parët në vendngjarje. Ata dëgjuan të shtëna armësh nga klasa dhe u përpoqën të hynin, por ata u ndeshën me të shtëna nga sulmuesi. Disa prej tyre u qëlluan,” tha për NBC nënkoloneli Chris Olivarez.
“Ata filluan të thyejnë xhamat, duke u përpjekur të evakuojnë fëmijët dhe mësuesit”, tha tutje ai.