Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar konsumin e duhanit në SHBA. Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA.
Shtëpia e Bardhë publikoi një plan për reduktimin në nivele minimale të sasisë së nikotinës në cigaret që shiten në SHBA.
Qëllimi është të lehtësohet lënia ose parandalimi i nisjes së pirjes së duhanit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/24/auto_59706311_4011656059859.jpg)
Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Sipas përllogaritjeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) numri i të vdekurve prej konsumit të duhanit ështe rreth 480,000 çdo vit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/24/auto_61957977_4011656059854.jpg)
Nisma kërkon që Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) të zhvillojë dhe më pas të publikojë një rregull, i cili ka shumë gjasa se do të kundërshtohet nga industria e duhanit.
"Nikotina shkakton varësi të madhe," tha komisioneri i FDA, Robert Califf. "Nëse i bëjmë cigaretdhe produktet e tjera të duhanit të djegshëm që të mos shkaktojnë varësi, kjo do të ndihmonte në shpëtimin e jetëve."/DW