Të shtëna të shumta në provincën kanadeze

Amerika

Të shtëna të shumta në provincën kanadeze

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Policia ka konfirmuar viktima të shumta nga të shtënat herët në mëngjes në provincën kanadeze të British Columbia.

Sipas BBC, alarmet e urgjencës të lëshuara pak pas orës 06:00 me kohë lokale paralajmëruan për “skena të shumta të të shtënave” në qendër të qytetit Langley, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Vankuverit.

Një i dyshuar i vetëm është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivi dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze nuk konfirmoi menjëherë ndonjë vdekje në sulmin e së hënës, por tha se kishte “disa viktima dhe disa skena të ndryshme në të gjithë qytetin e Langley, dhe një skenë në Township of Langley”.

Viktima thuhet se ishin të pastrehë.

Rrugët në zonë janë mbyllur ndërsa hetimet vijojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat