Të paktën 37 persona kanë vdekur tani nga përmbytjet në Kentakin lindor, teksa rajoni po përgatitet për më shumë reshje.
Të paktën gjashtë fëmijë, përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë, të cilët thuhet se u morën nga duart e prindërve të tyre janë në mesin e të vdekurve.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi qindra persona mbetën të pagjetur.
Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.
Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës do të kushtojë miliona dollarë për t’u rregulluar, tha guvernatori të hënën, shkruan BBC.