Departamenti i Shëndetësisë së shtetit të Nju-Jorkut ka konfirmuar sot se prania e virusit të poliomelitit është zbuluar në kanalizimet e qytetit.
Zbulimi shqetësues vjen vetëm tre javë pasi një rast u konstatua në kontenë e Rocklandit.
Rasti i poliomelitit në Rockland është i pari që zbulohet pas thuajse një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbërritja e virusit paralizues në Nju-Jork sugjeron shpërndarjen e tij tashmë në komunitet.
Sipas komisioneres shtetërore të Shëndetësisë, Mary Bassett, zbulimi i pranisë së virusit polio në kampionët e ujërave të zeza në Nju-Jork është alarmues, por jo i befasishëm.
“Për çdo rast të zbuluar të sëmundjes paralizuese të polimelitit, qindra të tjerë mund të kalojnë pa u identifikuar”, ka thënë ajo.
Ndërsa nju-jorkezëve u është bërë thirrje që të reagojnë duke marrë vaksinën tashmë ekzistuese kundër poliomelitit.