Luiz Inácio Lula da Silva nga Partia e Punëtorëve do ta sfidojë Jair Bolsonaro për të parin e Braziit.
Vendi më i madh në Amerikën Latine me 2 tetor do të përballet me zgjedhjet presidenciale – tejet të rëndësishme për brazilianët.
Kjo pasi Bolsonaro ka injoruar pandeminë COVID-19, si dhe është akuzuar për elemente të autoritarizmit.
Ai si i djathtë ekstrem është treguar i ashpër ndaj emigracionit.
Ai është bërë pjesë e Partisë Liberale që do t’i japë mundësi të kandidojë sërish për president.
Bolsonaro ka ndërruar shumë parti politike – por ai do të sfidohet nga i majti që e ka shkurtesën “Lula”.
Lula ka thënë se më 2 tetor do ta largojnë Bolsonaro nga pushteti.