Katër persona janë qëlluar me armë zjarri dhe dy janë vrarë pas të shtënave në Uashington, D.C.
Të shtënat u raportuan në cepin e Capitol Street, në veri të New York Avenue, shkruan washingtonpost.
Oficerët e policisë kanë dalë në terren pas raportimeve se disa persona janë qëlluar me armë zjarri.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa për momentin nuk dihet nëse e kanë ndaluar të dyshuarin.
Gjithashtu nuk kishte asnjë fjalë se çfarë çoi në të shtënat.
Një tjetër e shtënë ka ndodhur gjatë natës vetëm gjysmë blloku më tutje, kur një burrë mbeti i vrarë dhe një grua u plagos. Nuk dihet nëse të shtënat kanë lidhje mes vete.