Kolumbia dhe Venezuela kanë rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike pas një pauze trevjeçare.
Një ambasador i ri kolumbian, Armando Benedetti, mbërriti në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, të dielën, raporton Al Jazeera.
“Marrëdhëniet me Venezuelën nuk duhet të ishin ndërprerë kurrë. Ne jemi vëllezër dhe një linjë imagjinare nuk mund të na ndajë”, shkroi i dërguari i ri në Twitter.
Benedetti u mirëprit nga zëvendësministri i Jashtëm i Venezuelës, Rander Pena Ramirez, i cili shkroi në Twitter se “lidhjet tona historike na thërrasin të punojmë së bashku për lumturinë e popujve tanë”.