Pas vrasjes së presidentit amerikan John F Kennedy në 1963, Mbretëresha i dha një hektar tokë në Runnymede - afër Windsor Great Park - si një përkujtim për familjen e tij, shkruan BBC transmeton "Bota sot".
Vajza e presidentit, Caroline, atëherë shtatë vjeçe, ishte në ceremoninë e vitit 1965, ku mbretëresha i kushtoi memorialin e gurit në Portland. Zonja Kennedy - tani ambasadore e SHBA në Australi - tha të dielën me Laura Kuenssberg se për amerikanët Mbretëresha ka qenë një prani e vazhdueshme në jetën e tyre.
Ajo thotë se aleanca me Britaninë ka qëndruar dhe Mbretëresha është mishërimi i kësaj marrëdhënieje. Ajo thotë se babai i saj ishte një admirues i Britanisë së Madhe dhe kaloi shumë kohë atje - dhe ishte pjesë e të njëjtit brez me Mbretëreshën.
Zonja Kennedy tha se ajo kujton se kishte drekuar në Kështjellën Windsor para ceremonisë dhe se ajo dhe fëmijët e tjerë kishin gara vrapimi për t'i mbajtur ata të zënë ndërsa të rriturit hanin.